image Spanja dhe Norvegjia ndahen me barazim

Futboll

Sport/ Spanja dhe Norvegjia ndahen me barazim

news image

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Norvegjisë janë ndarë me barazim në ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro 2020.

Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 1:1, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky ishte barazimi i parë për Spanjën në shtatë ndeshje të luajtura në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian.

Golin e vetëm për kombëtaren spanjolle e shënoi Saul Niguez në minutën e 47-të.

Spanja u befasua në minutën e fundit, kur Joshua King barazoi nga pika e bardhë e penalltisë./Gazeta Sinjali/