image Spanja arrin në Prishtinë, vendoset në një nga hotelet e kryeqytetit

Futboll

Spanja arrin në Prishtinë, vendoset në një nga hotelet e kryeqytetit

news image

Kombëtarja e Spanjës ka mbërritur në Kosovë, shkruan Sinjali Sport.

Furia e kuqe para pak minutave ka zbritur në aeroportin “Adem Jashari”.

Përfaqësuesja spanjolle do të akomodohet në një nga hotelet prestigjioze në Prishtinë, ku do qëndrojnë para zhvillimit të takimit ndaj Kosovës.

Përzgjedhësi Luis Enrique do të mbajë konferencë për shtyp në ora 18:15, derisa me kombëtaren e tij do të dalin në ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’i mbajtur stërvitjet e para në tokën kosovare.

Nesër do zhvillohet ndeshja e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Spanjës, ku pritet të jenë 10% e shikuesve të pranishëm. /Gazeta Sinjali Sporti/