image SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj prokurorit në Durrës

Shqipëri

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj prokurorit në Durrës

news image

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019.

Sipas kërkesës së prokurorisë, e cila është paraqitur në mungesë të të akuzuarve në sallën e gjyqit, për të pandehurin Julian Meçe është kërkuar dënim prej 35 vitesh burg.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në nëntor të vitit 2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit në Durrës, ku një automjet u qëllua me breshëri armësh. Në makinë ndodhej prokurori Arjan Ndoj, Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku.

Si pasojë e sulmit, shoferi Andi Maloku humbi jetën, ndërsa dy personat e tjerë mbijetuan.

Rasti ka qenë i shoqëruar me dëshmi të shumta dhe hetime të gjata, ndërsa procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve po vazhdon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/