Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot punimet, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e shumë pikave të papërfunduara të seancave të kaluara, deputetët do të votojnë për Projektligjin për Ratifikimin e Ndryshimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Përfaqësuesit e popullit po ashtu do të votojnë për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit; për zgjedhjen e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore.
Deputetët pritet të zgjedhin anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./GazetaSinjali/