image Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Drejtësi

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

news image

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Seanca gjyqësore ndaj Mustafës do të fillojë në orën 09:30.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë. /Gazeta Sinjali/