Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Procesi gjyqësor pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe të përfundojë në 13:00.
Mbi këta ish-krerë të OVL-UÇK-së rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës./GazetaSinjali/