image Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Drejtësi

Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

news image

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykimi ndaj tij do të nisë në ora 9:30.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm./GazetaSinjali/