image Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Drejtësi

Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

news image

Këtë të enjte do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Seanca do të fillojë në orën 10:15 dhe do të vazhdojë dëshmia e dëshmitares së shtatë.

Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020 dhe u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte.

/GazetaSinjali/