image Sot varroset polici i Kosovës Shaban Hajdari, i cili u gjet i vdekur në Morinë

Kosovë

Sot varroset polici i Kosovës Shaban Hajdari, i cili u gjet i vdekur në Morinë

news image

Sot në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor të Kosovës, Shaban Hajdari nga Prizreni, i cili u gjet pa shenja jete në zonën e Morinës, në Kukës.

Namazi i xhenazes për të ndjerin do të falet në xhaminë e Dragomanit, pas së cilës do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Hajdari, 35-vjeçar, ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, kolegët dhe komunitetin ku ai jetonte e shërbente.

Sipas ka raportuar ekskluzivihst Sinjali, ai u gjet i pajetë mëngjesin e 22 korrikut në varrezat e fshatit Morinë. Nga hetimet fillestare dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri.

Arma e gjetur në vendin e ngjarjes dyshohet të ketë qenë arma zyrtare e shërbimit të policit. Ajo është sekuestruar si provë materiale, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga institucionet kompetente të Shqipërisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Familja, miqtë dhe kolegët e Shaban Hajdarit do t’i japin sot lamtumirën e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/