image Sot varroset mërgimtari që dyshohet se vrau dy djemtë e tij e më pas veten në Gjermani

Sociale

Sot varroset mërgimtari që dyshohet se vrau dy djemtë e tij e më pas veten në Gjermani

news image

Sot i jepet lamtumira e fundit, Flamur Rexhës, 44-vjeçarit kosovar që dyshohet se vrau dy djemtë e tij (11 dhe 13 -vjeç), plagosi gruan dhe më pas bëri vetëvrasje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët përmes Facebookut, të cilët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Gruaja e tij, Avdije Rexha, është zgjuar nga koma artificiale. Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, ka raportuar Bild./GazetaSinjali/