image Sot varroset Latif Kryeziu, biznesmeni që vdiq dje nga koronavirusi

Sociale

Sot varroset Latif Kryeziu, biznesmeni që vdiq dje nga koronavirusi

news image

Biznesmeni nga Kosova, Latif Kryeziu, i cili vdiq dje si pasojë e infektimit me koronavirus, do të varroset sot në vendlindjen e tij, në fshatin Bubavec të Malishevës, në orën 15:00.

Për varrimin e tij njoftuan familjarët të cilët thanë se kjo ceremoni do të bëhet sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të interesuarit se ceremonia e varrimit e të ndjerit Latif Kryeziu, do të bëhet sot me datën 22.07.2020. Duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec në Komunën e Malishevës”, kanë njoftuar familjarët./Gazeta Sinjali/