image Sot varroset ish-luftëtari i UÇK-së që u vra e u dogj në Pejë

Kosovë

Njoftim/ Sot varroset ish-luftëtari i UÇK-së që u vra e u dogj në Pejë

news image

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, i cili u gjetë i vrarë dhe i djegur në veturën e tij, të enjten në orët e para të mëngjesit, në fshatin Zahaq të Pejës, do të varroset sot.

Sipas njoftimi të Organizatës së Veteranëve të Luftës, dega në Dukagjin, varrimi i Kelmendit do të bëhet në orën 15:00 në kompleksin memorial në Gllogjan.

Para ceremonisë së varrimit, nga ora 13:00 deri në orën 14:00 do të bëhen homazhe në qendër të qytetit të Pejës, në sheshin Shkelzen Haradinaj.

Kelmendi u gjetë i vrarë dhe i djegur mëngjesin e së enjtes, rreth orës 01:00, pak metra larg shtëpisë së tij në fshatin Zahaq të Pejës. Ai fillimisht u vra me breshëri automatiku dhe më pas u dogj në makinën e tij./Gazeta Sinjali/