image Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lumbardh

Kosovë

Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lumbardh

news image

55-vjeçarja Shyhretë Pajaziti Malaj, e cila u gjet pa shenja jete një ditë më parë në lumin Lumbardh në Deçan, do të përcillet sot për në banesën e fundit në fshatin Gllogjan.

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia mortore do të zhvillohet duke filluar nga ora 17:00.

E ndjera ishte raportuar e zhdukur disa ditë më herët, ndërsa trupi i saj u lokalizua disa kilometra larg zonës ku dyshohet se kishte ndodhur aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/