Sot do të bëhet varrimi i mbetjeve mortore të katër personave të gjetur në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dibran Dibrani, Zeqir Muja, Magbule Muja dhe Remzi Kurteshi janë katër personat që janë gjetur në fund të vitit të kaluar.
Bajram Qerkini nga Shoqata për personat e pagjetur “Zëri i prindërve” ka thënë se varrimi i të ndjerëve është vonuar derisa ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me ADN.
Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi do të varrosen në varrezat e martirëve në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë.
Zeqir dhe Magbule Muja janë burrë e grua. /Gazeta Sinjali/