image Sot shi, nesër ndryshojnë temperaturat, të enjtën diell e vranësira

Kosovë

Meteorologët/ Sot shi, nesër ndryshojnë temperaturat, të enjtën diell e vranësira

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Reshjet e shiut fillimisht do të nisin në rajonin e Dukagjinit, kurse në mbrëmje do të shtrihen në tërë territorin e Kosovës. Herë pas here reshjet e shiut do të jenë të dendura.

Nesër në tërë rajonin do të jetë më ftohtë. Priten reshje lokale shiu, kurse në viset kodrinore-malore do të ketë edhe reshje bore.

Të enjten në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. /Gazeta Sinjali/