image Sot qytetarët në protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të automjeteve prej mbi 26 përqind

Kosovë

Pakënaqësi/ Sot qytetarët në protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të automjeteve prej mbi 26 përqind

news image

Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar kundër vendimit të të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% i cili ka hyrë në fuqi.

Protesta fillon në orën 13:00 para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës ndërsa organizohet nga grupi në Facebook “Merakli t’kerreve”.

“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi

Një protestë tjetër është paralajmëruar për nesër prej orës 16:00, para objektit të BQK-së nga grupi “Speedomaniaks”.

Organizatorët e të dy grupeve kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre./Gazeta Sinjali/