image Sot publikohen këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës në RTSH

Muzikë

Muzikë/ Sot publikohen këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës në RTSH

news image

Festivali i Këngës në RTSH, viteve të fundit e ka provuar një formë të re të prezantimit të këngëve pjesëmarrëse për publikun. Këto këngë publikohen disa ditë para fillimit të netëve të interpretimit në Pallatin e Kongreseve.

Edicioni i 58-të i këtij festivali do të prezantohet nga moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, transmeton Gazeta Sinjali.

Teksa 20 këngët pjesëmarrëse do të publikohen sot (9 dhjetor) në platformën YouTube në orën 18:00.

Kujtojmë që artistët pjesëmarrës këtë edicion janë: Albërie Hadërgjonaj, Aldo Bardhi, Arilena Ara, Bojken Lako, Devis Xherahu, Eli Fara & Stresi, Elvana Gjata, Era Rusi, Gena, Genc Tukiçi dhe Nadia Tukiçi, Kanita Suma, Kamela Islamaj, Kastro Zizo, Olta Boka, Renis Gjoka, Robert Berisha, Sara Bajraktari, Tiri Gjoci, Valon Shehu dhe Wendi Mancaku.

Kujtojmë se netët live të festivalit që do të zgjedhin këngën përfaqësuese në Eurovizionn do të mbahen më: 19, 20 dhe 22 dhjetor./Gazeta Sinjali/