image Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut, këto janë kërkesat e tyre

Sociale

Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut, këto janë kërkesat e tyre

news image

Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot do të protestojnë përpara Divizionit të Termocentralit “Kosova B”.

Përmes një njoftimi për media KEK ka bërë të ditur se kërkojnë që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët.

“Vendimi për të protestuar ishte marrë para një jave, më 13 dhjetor, nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përsëritur edhe më parë”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e sindikatës janë:

Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të për punëtorët e KEK-ut.

Sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tani.

Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, Sektoriale.

Sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse për punëtorë si dhe mjetet higjienike./GazetaSinjali/