image Sot protestohet për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Kosovë

Sot protestohet për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

news image

Pas ngjarjes së rëndë, e cila ka ndodhur në Prishtinë të shtunën mbrëma, ku dyshohet se u dhunua një 11-vjeçare nga pesë persona, sot organizohet protestë.

Disa aktivistë kanë thirrur një protestë për të kundërshtuar dhe për të reaguar kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve.

Protesta do të mbahet te Teatri Kombëtar, duke filluar nga ora 12:00.

/GazetaSinjali/