image Sot protestë para Rektoratit

Arsim

Sot protestë para Rektoratit

news image

Sot nga ora 12:00 kandidatët, e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, do të protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e protestimit thuhet se është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektorit në lidhje me ankesën e bërë nga ta.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë që ditën e Premte më datë 26.03.2021, nga ora 12 deri 12 e 30 do të organizojmë protestë përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Arsyeja e protestës është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektoratit për ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik.

Ankesa jonë është bërë për vendimin që është marr nga Senati i UP me datën 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës. /Gazeta Sinjali/