image A po zyrtarizohet sot koalicioni AAK-PSD?

Kosovë

Politikë/ A po zyrtarizohet sot koalicioni AAK-PSD?

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka bërë ofertë për koalicion parazgjedhorë Partisë Socialdemokrate që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Sot më 21 gusht, ka gjasa se do të zyrtarizohet marrëveshja e AAK’së dhe PSD’së për koalicionin parazgjedhor.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë ofertë Shpend Ahmetit për koalicion parazgjedhor.

Deri më tani është përfolur për formacione të ndryshme se si partitë mund të shkojnë në zgjedhje me koalicione parazgjedhore, por nuk ka pasur ndonjë veprim konkret. I pari që ka hedhur hapin është Haradinaj me ofertën për PSD-në.

Në fakt, kryeministri në largim kishte pranuar publikisht se do të preferonte një koalicion me partinë e Shpend Ahmetit. Kishte thënë se përveç PSD-së do të dëshironte koalicion edhe me Nismën dhe AKR-në.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Që nga dorëheqja e tij të gjitha partitë politike në Kosovë janë shprehur për zgjedhje të parakohshme.

Më 22 gusht është caktuar seanca e jashtëzakonshme kur pritet të shpërndahet kuvendi./Sinjali/