Sot do të bëhet përurimi i punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini.
Në Doblibarë të Gjakovës ku edhe do të bëhet përurimi për këtë, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.
Ceremonia për përurimin e punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini fillon në orën 10:00. /Gazeta Sinjali/