image Sot përkujtohet polici Enver Zymberi

Kosovë

Sot përkujtohet polici Enver Zymberi

news image

Sot do të mbahet ceremonia përkujtimore në nder të heroit të Koosvës, Enver Zymberi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ceremoni do të mbahet në objektin e administratës së Policisë së Kosovës, duke filluar nga ora 10:00.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë, pjesëtar i Policisë së Kosovës, vdiq në korrik të vitit 2011, si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër policisë së Kosovës në veri./Gazeta Sinjali/