Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.
Ppërveç përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike, po sot pritet të finalizohet edhe procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë.
Gjithashtu, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve të rregullta.
Me përmbylljen e këtyre dy proceseve, pritet të përfundojnë të gjitha aktivitetet zgjedhore në 38 komunat e Republikës së Kosovës që lidhen me numërimin dhe verifikimin e votave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!