Sot përfundon afati ligjor për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Sipas një njoftimi të AKK-së, rreth 550 zyrtarë publik ende nuk i janë përgjigjur kërkesës për deklarim, raporton Gazeta Sinjali.
AKK ju bën thirrje zyrtarëve publik që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur.
“Mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.