Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.
Ndeshja do të luhet në orën 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
“Dardanët” kanë shumë mungesa për këtë ndeshje; Rashica, Zeneli, Kololli, Shala e Kryeziu.
Trajneri Bernard Challandes ende nuk e ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve startues të ndeshjes
Jo zyrtarisht mësohet se në 11-shen startuese nuk është në formacion Valon Berisha.
Formacioni i mundshëm do të jetë: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.
Challandes do të luaj me formacion 4-2-3-1. Dyshja e mesfushës pritet të jenë Halimi dhe Voca.
Sulmues do të jetë Vedat Muriqi, ndërsa pas tij do të jenë Zhegrova, Celina dhe Rashani. /Sinjali/