image Sot nis rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për AAK-në

Sot nis rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për AAK-në

news image

Në orën 16:00, në QNR, do të nisë rinumërimi i votave me kusht dhe ato të diasporës për kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor, pas vendosjes së Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Prezent në rinumërim, do të jetë prokuroria dhe hetuesit e policisë.

Sot u mor vendim që të rinumërohen të gjitha votat me kusht dhe të diasporës për AAK-në. /Gazeta Sinjali/