image Sot nis numërimi i votave me postë për Komunën e Dragashit

Sot nis numërimi i votave me postë për Komunën e Dragashit

news image

Sot, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, do të fillojë numërimi i votave të pranuara me postë, të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur në një njoftim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në të cilin thuhet po ashtu, se ky komision do të mbajë mbledhje, dy orë para fillimit të numërimit të këtyre votave.

 “13:00 – Mbledhja e KQZ-së; 15:00 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim.

Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme, votimi nga jashtë vendit është ripërsëritur në Komunën e Dragashit pas dyshimeve se ka pasur manipulim me vota./GazetaSinjali/