image Sot nis mësimi pas një muaji grevë
[wp-story id="814678"]

Arsim

Sot nis mësimi pas një muaji grevë

news image

Sot fillon viti i ri shkollor 2022/2023 – pas një muaji grevë, e cila është pezulluar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kreu i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, tha në një konferencë për media më 1 tetor se greva nuk është mbyllur, por është pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Ai porositi Qeverinë që ta shfrytëzojë këtë kohë për dialog me sindikalistët dhe mos ta marrë “si fitore, sepse nuk ka fituar askush”.

“Nga Qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Uroj që Qeveria dhe Parlamenti ta mbajë fjalën për Ligjin e pagave, për ndryshimin e Ligjit të skemave pensionale, e sidomos për kriterin diskriminues për 15 vjet kontributdhënës para vitit 1990. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për sigurime shëndetësore, uroj që tri palët në këshillin ekonomik-social ta nënshkruajnë Marrëveshjen Kolektive, diçka që është bazament për të drejtat e sindikalistëve në Kosovë”, tha Jasharaj.

/GazetaSinjali/