Sipas raportit të IKSHPK-së, Vitia sot nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19.
Lajmi i mirë nga kjo komunë është se sot janë konfirmuar edhe 8 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e koronavirusit, janë konfirmuar 141 pacientë të shëruar dhe 66 raste të reja me COVID-19. /Gazeta Sinjali/