image Sot në Hagë vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Drejtësi

Sot në Hagë vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

news image

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, raporton Gazeta Sinjali.

Seanca e fundit ndaj tij është mbajtur më 14 dhjetor të vitit që lamë pas.

Gjykimi për 2021-ën ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarit të dhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe pjesa më e madhe seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun.

Në seancën e sotme pritet të dëgjohen edhe tre dëshmitarë të tjerë të kësaj zyre. Pas dëgjimit të tyre, ZPS nuk planifikon të paraqes dëshmitarë apo prova të tjera materiale, ka bërë të ditur kështu ndihmës prokurorja Silvia D’Ascoli.

Kemi dëshmitarin W04485 që është parashikuar për javën e 17 janarit, dëshmitarin 4484 planifikuar për javën e katërt të janarit dhe pastaj dëshmitarin e fundit 4849 planifikuar javën e 31 janarit deri 4 shkurt që do të jetë edhe dëshmitari i fundit pas së cilëve ZPS nuk pret të ketë më dëshmitarë shtesë, po ashtu nuk presim të kemi prova materiale provuese për tu zbuluar për dëshmitarin e fundit. Prandaj do të jemi në gjendje të dorëzojmë njoftimin zyrtar në përputhje me rregullën 129 ose po atë ditë që është e premte 4 shkurt, ose maksimumi të hënën pas të premtes”, ka thënë ajo.

Çështja e ZPS-së në këtë rast gjyqësor pritet të përfundojë më 7 shkurt 2022. Gjykimi ndaj tij ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja./GazetaSinjali/