image Sot mot me diell, temperaturat deri në 18 gradë

Kosovë

Sot mot me diell, temperaturat deri në 18 gradë

news image

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me intervale  me diell, me vranësira gjatë orëve të pasdites, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, nuk parashihen mundësi për reshje shiu, teksa temperaturat kanë një rritje të lehtë. Ato minimale zbresin në 5 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet prej 15 deri në 18 gradë Celsius.

Me diell dhe vranësira kalimtare do të jetë moti edhe në ditët e ardhshme, me rritje të temperaturave maksimale deri në 20 gradë Celsius gjatë ditës së premte.

Për momentin, në fundjavë mbesin mundësi për riga lokale shiu.

/GazetaSinjali/