image Sot mot i vranët dhe intervale me diell

Kosovë

Sot mot i vranët dhe intervale me diell

news image

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do luhaten nga 9 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 21 deri në 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

/GazetaSinjali/