image Sot mot i paqëndrueshëm në Kosovë, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufes

Kosovë

Sot mot i paqëndrueshëm në Kosovë, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufes

news image

Kosova do të përfshihet sot nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe në disa zona priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Kushtet atmosferike mund të ndryshojnë shpejt, ndaj qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura.

Temperaturat minimale janë regjistruar ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Meteorologët këshillojnë qytetarët që të kenë me vete çadra ose mjete të tjera mbrojtëse nga shiu, pasi reshjet dhe stuhitë lokale mund të paraqiten në pjesë të ndryshme të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/