image Sot, më shumë se 4 mijë civilë u evakuuan nga Ukraina

Botë

Sot, më shumë se 4 mijë civilë u evakuuan nga Ukraina

news image

Më shumë se 4,000 civilë u evakuuan me sukses nga qytetet ukrainase në vijën e frontit të konfliktit të hënën, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk.

Në një deklaratë video, Vereshchuk tha se evakuimet u kryen përmes shtatë korridoreve humanitare.

Vereshchuk akuzoi forcat ruse se qëlluan kundër civilëve të evakuuar në rajonin e Kievit, raporton BBC.

Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Ukrainës se forcat e saj kanë qëlluar mbi civilët e evakuuar.

Të shtunën, Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e shtatë civilëve në një sulm ndaj grave dhe fëmijëve që përpiqeshin të largoheshin nga luftimet në fshatin Peremoha pranë Kievit.

/GazetaSinjali/