image Sot me reshje shiu, nga kjo ditë pritet të përmirësohet moti

Kosovë

Sot me reshje shiu, nga kjo ditë pritet të përmirësohet moti

news image

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me mundësi për reshje lokale shiu, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prishtina Weather, ditëve vijuese në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe diell.

Të shtunën që nga mesdita priten kushte për reshje shiu, vende-vende edhe paksa më intenzive, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.

Nga dita e diel parashihet të ketë më shumë intervale me diell, duke vazhduar edhe ditën e hënë.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.

/GazetaSinjali/