Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ku pritet të konfirmohet Vjosa Osmani si kandidate e kësaj partie për postin e kryeministres.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i sigurt se Osmani do të konfirmohet edhe në Këshill, derisa ka deklaruar se pret edhe përkrahjen e qytetarëve.
“Vendosim sot, që znj. Vjosa Osani të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës… Përkrahjen e sigurt e pres sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E nesër, nga qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me LDK-VV.
Këtë e ka paralajmëruar kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani.
“Ajo çka jemi të sigurt është se ne do të qeverisim bashkë. Nesër do të tregohet a do të shkohet në koalicion parazgjedhor me VV-në”, ka thënë Osmani mbrëmë në T7.
Ajo, bashkë me kryetarin e partisë, Isa Mustafën e nënkryetarin Lutfi Haziri kanë pasur dje një takim me liderin e VV-së, Albin Kurtin për ta diskutuar mundësinë e këtij koalicioni. /Sinjali