Sot pritet të mblidhet Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, raporton Gazeta Sinjali.
Njëra ndër pikat që pritet të shqyrtohet është edhe raporti me rekomandime për projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Mbledhja do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, duke nisur në orën 12:00.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e Komisionit të mbajtura me datë 30.11.2022 dhe 13.12.2022;
- Shqyrtimi i Raport me Rekomandime për Projektligjin Nr. 08/L-l 75 për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar;
- Shqyrtimi i Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023;
- Të ndryshme.