Ministrat e Tregtisë të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Luksemburg, teksa ky është takimi i parë mes tyre që pas njoftimit të vendosjes së Tarifave nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan Gazeta Sinjali.
Përpara takimit, Maros Sefcovic, komisioneri i BE-së për tregtinë dhe sigurinë ekonomike, tha se diskutimet do të përqendrohen në mënyrën se si të pozicionohet Evropa në atë që ai e përshkruan si “ndryshimi i paradigmës së sistemit global të tregtisë”.
Ndërsa, Ministri i Tregtisë i Suedisë, Benjamin Dousa, u deklarua se të gjitha opsionet janë në tavolinë për masat kundërshtuese nga BE-ja.