image Sot mbahet konferenca e radhës në rastin e Gucatit dhe Haradinajt - Sinjali

Sot mbahet konferenca e radhës në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

news image

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore e prokurorit të specializuar për rastin Gucati-Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo konferencë pritet të fillojë nga ora 09:30.

Në konferencën e sotme dhe të nesërme, trupi gjykues pritet të caktojë datën e fillimit të gjykimit ndaj tyre.

“Sot, trupi gjykues II lëshoi urdhrin mbi rendin e ditës për Konferencën e Prokurorit të Specializuar këtë javë (8-9 shtator) në çështjen Gucati & Haradinaj, gjatë së cilës trupi gjykues, mes tjerash, do të caktojë datën për fillimin e gjykimit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të lëshuar të hënën.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), u arrestuan më 25 shtator të vitit të kaluar dhe tash e gati një vit po mbahen në Njësinë e Paraburgimit të DhSK-së.

Ata akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin