Sot, nga Klinika Infektive e QKUK-së do të lirohen dy pacientë të shëruar nga koronavirusi si dhe pesë të tjerë pozitiv të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga ShSKUK përmes një njoftimi në Faceboook.
“Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në këtë klinikë gjenden të hospitalizuar gjithsej 33 raste të infektuar me Covid 19.
27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive./GazetaSinjali/