image Sot këto janë çmimet maksimale të derivateve në Kosovë

Kosovë

Sot këto janë çmimet maksimale të derivateve në Kosovë

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme në Kosovë.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.50 euro për litër.

Ndërkohë, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.42 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të tregtohet me 0.73 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend deri në publikimin e vendimit të radhës nga autoritetet kompetente.

Qytetarët dhe operatorët ekonomikë obligohen t’u përmbahen çmimeve të përcaktuara nga ministria.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/