image Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u vra mbrëmë në Baks të Skenderajt

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u vra mbrëmë në Baks të Skenderajt

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, me ç’rast mbeti i vdekur një person, raporton Gazeta Sinjali.

Personi që vdiq është Besim Musliu, 47-vjeçari i cili do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Baks.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, përmes një postimi në faqen Facebook.

“Të dashur familjarë, miq, shokë, Më pikëllim dhe dhimbje të thellë ju njoftoj se ka ndërruar jetë Besim Musliu. Lutemi që Allahu ta shpërblej me xhehnet në botën e amshueshme. Gjithmonë do të mbetesh në mendjet dhe zemrat tona me i dashurin ynë. Varrimi do të mbahet sot me date 24.07.2022 ne ora 17:00, në varrezat e fshatit Baks. Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftim.

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë lidhur me rastin, ku e gjithë ngjarja ka ndodhur shkak i një mosmarrëveshje në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit.

Ndërkohë në vendin ku ndodhi krimi kanë dalë njësitet policore bashkë me Prokurorin e Shtetit, ku ky i fundit ka urdhëruar që të kryhen bastisje në shtëpitë e personave të dyshuar. Aty janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri – një kallashnikov që dyshohet se u përdor në rast dhe një pushkë gjuetie.

/GazetaSinjali/