Sot varrosen Shemsedin dhe Mervete Sopaj, çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi dje në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 18:00.
Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik. Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shoferin e autobusit që u përfshi në një aksident ditën e djeshme.