Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alinda Kikaj-Idrizajt, nëna e pesë fëmijëve që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci.
Ajo do të varroset sot në fshatin Vitomiricë të Pejës në ora 14:00.
Njoftimi i familjarëve:
Varrimi i të ndjerës Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci (Gurrakoc) bëhet të enjten, me 29 korrik në ora 14.00h, në varrezat në fshatin (Arbëresh) Vitomiricë.
Funerali i të ndjerës Alinda Kikaj-Idrizaj, niset në ora 13.00h, nga shtëpia e babait Arif Kikaj, në Tomoc!
Siç dihet, Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci, humbi jetën në aksidentin e së dielës (25.07.2021) në Magjistralen në Slavonski Brod, në Kroaci!
Alinda Kikaj-Idrizaj, ishte nënë e pesë fëmijëve.
Në aksidentin në Slavonski Brod (Kroaci) humbën jetën 10 persona që udhëtonin për Kosovë.