image Sot hyn në fuqi programi në vlerë prej mbi 2 mln dollarësh, Kurti takohet me zëvendëspresidentin në MCC

Kosovë

Sot hyn në fuqi programi në vlerë prej mbi 2 mln dollarësh, Kurti takohet me zëvendëspresidentin në MCC

news image

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, për të shënuar fillimin e programit Kompakt me MCC.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Alford uroi Kurtin për këtë fillim të ri e të rëndësishëm për Kosovën, përmes funksionalizimit të programit të përbashkët të Kosovës në mbështetje dhe bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Programi Kompakt i cili komponentë kryesore ka ndërtimin e kapaciteteve akumuluese të energjisë, parasheh edhe komponenta të rëndësishme për zhvillim të kapaciteteve njerëzore e rritje të barazisë gjinore në sektorin e energjisë në vend.

Programi ka vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, nga të cilat 202 janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse 34.7 milionë janë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për hyrjes në fuqi të MCC Compakt mbahet sot në orën 17:00.

/GazetaSinjali/