image Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike

Financa

Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike

news image

Nga sot do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike të cilat u miratuan dje në mbledhjen e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar dje rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë përmendur se pas propozimit fillestar kanë marrë komente si asnjëherë më parë nga konsumatorët dhe organizata tjera.

Të gjithë konsumatorët komercialë dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë do të kenë zero rritje”, është thënë në takim.

Nga ky bord kanë njoftuar se 20 për qind e konsumatorëve e kalojnë këtë prag të konsumit të rrymës.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Nga ZRrE kanë njoftuar që bizneset nuk do të preken nga rritja e çmimit të rrymës.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar edhe kalkulatorin për llogaritjen e konsumit të energjisë elektrike sipas tarifave të reja, të cilin mund ta gjeni KËTU.

/Gazeta Sinjali/