image Sot hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve të lindur nga viti 2015, ja ku duhet të aplikoni

Financa

Sot hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve të lindur nga viti 2015, ja ku duhet të aplikoni

news image

Sot është hapur aplikimi për shtesat e fëmijëve për të gjitha nënat të cilat kanë lindur nga janari i vitit 2015, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim është bërë e ditur se për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet deri më 24 tetor, ndërsa aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

Ky është linku ku mund të aplikoni për shtesa: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index.

Në njoftim thuhet se që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës dhe e saktë. /GazetaSinjali/