Sot fillon xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës.
E premtja ka rezervuar vetëm një ndeshje të xhiros së tetë, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të luhen nga dy takime.
Ndeshja e sotme i vë përballë Ferizajn dhe Dukagjinin, dy ekipe të cilat momentalisht nuk po kalojnë në një formë të mirë dhe do të synojnë vetëm fitoren.
Ndërkaq, të shtunën do të luhet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit ndërsa dueli tjetër do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Feronikelit.
Të dielën në ndërkohë Suhareka do të jetë nikoqir i Malishevës në Therandë, ndërsa Llapi do të presë në ‘Zahir Pajaziti’ ekipin e Ballkanit.
Të gjitha këto ndeshje pritet të fillojnë nga ora 15:00.