Sot fillon Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20 në Prishtinë.
Kampionati do të zgjasë deri më 11 gusht, kur është ceremonia mbyllëse dhe finalja e madhe.
12 kombëtare luftojnë për trofeun e çmuar, derisa vajzat e Kosovës U20 për herë të parë marrin pjesë në një garë të tillë.
Vajzat janë në grup me Turqinë dhe Rumaninë. Takimet e para zhvillohen nga ora 16:30 në Palestrën “1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse ndeshja e parë për Kosovën do të jetë ndaj Turqisë nga ora 19:00.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur më parë që të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat që do të organizohet në Prishtinë të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike. /Sinjali/